Më datë 31.03.2023 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Sokol Çomo, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 5/2023, datë 03.02.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Eugen Papandile kundër vendimit nr. 591, datë 23.11.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Sokol Çomo është bërë pas kërkesës së gjyqtarit për heqje dorë nga trupi gjykues i çështjes, kërkesë e cila u pranua unanimisht me vendimin nr. 10 datë 29.03.2023, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Rezarta Schuetz (kryesuese), Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi (anëtarë), trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 5/2023, datë 03.02.2023, ka këtë përbërje:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Rezarta Schuetz, Albana Shtylla, Mimoza Tasi