Ditën e mërkurë, datë 19.04.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 5/2023, datë 03.02.2023 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Eugen Papandile kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 591, datë 23.11.2022.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Natasha Mulaj
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.