Ditën e mërkurë, më datë 03.05.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 32/2021, datë 11.06.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bledar Maksuti kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 367, datë 16.04.2021.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.