Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 03.04.2023, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) 63/2020, datë 22.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Neritan Cena kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 304, datë 06.10.2020.

Për arsye objektive, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 13.04.2023, ora 10:00.

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.