Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 30.03.2023, është regjistruar çështja (JD) nr. 2/2023, me kërkueses Majlinda Salillari (Mançellari) dhe me objekt:
– Konstatimi i pavlefshmërisë absolute të vendimit nr. 117, datë 17.09.2001, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Në datën 03.04.2023 u hodh shorti për caktimin e relatorit dhe anëtarëve të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:
Sipas shortit, rezultojnë të jenë anëtarë të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:
Gjyqtare: Natasha Mulaj
Gjyqtare: Rezarta Schuetz
Relatore e çështjes: Mimoza Tasi