Më datë 11.04.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 62/2020, datë 22.12.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artur Gaxha kundër vendimit nr. 293, datë 10.09.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 62/2020, datë 22.12.2020, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Ina Rama