Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja nr. 43-12/2018 (JR), datë 13.04.2023, që i përket kërkuesit Gentian Trenova me objekt “Rishikim i vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nr. 10, datë 19.11.2018, për subjektin e rivlerësimit Gentian Trenova.”
Sot, në datën 18.04.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Ina Rama