Ditën e martë, më datë 19.03.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.26/2018, datë 25.10.2018 për ankimin që subjekti i rivlerësimit Elsion Sadiku ka bërë kundër vendimit nr.50, datë 27.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Ardian Hajdari
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.