Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 15/2023, datë 14.04.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Saimir Bahiti kundër vendimit nr. 612, datë 13.01.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në datën 20.04.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla