
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja nr. 54-11/2018 (JR), datë 24.04.2023, që i përket kërkuesit Luan Kaloçi me objekt “Rishikimin e vendimit nr. 8, datë 23.01.2018, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pezullimin e ekzekutimit të vendimit nr. 8, datë 23.01.2018, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ”.
Në datën 25.04.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Rezarta Schuetz