Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja nr. 55-4/2018 (JR), datë 24.04.2023, kërkesa nr. 527 prot., datë 24.04.2023 që i përket kërkuesit Fatos Lulo me objekt “Rishikimin e vendimit nr. 3, datë 17.07.2018, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pezullimin e ekzekutimit të vendimit nr. 3, datë 17.07.2018, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.”

Në datën 25.04.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Mimoza Tasi

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Ina Rama