
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja nr. 56-18/2018 (JR), datë 24.04.2023, që i përket kërkuesit Adriatik Cama me objekt “Rishikimin e vendimit nr. 5, datë 18.02.2019, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pezullimin e ekzekutimit të vendimit nr. 5, datë 18.02.2019, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.”
Në datën 25.04.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla