
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja nr. 57-17/2019 (JR), datë 24.04.2023, që i përket kërkuesit Alfred Gjoni me objekt “Rishikimin e vendimit nr. 9, datë 26.06.2020, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pezullimin e ekzekutimit të vendimit nr. 9, datë 26.06.2020, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.”
Në datën 25.04.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi