Ditën e martë, më datë 16.05.2023, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr. 37/2022, datë 01.09.2022 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 535, datë 26.05.2022, që i përket subjektit të rivlerësimit Bledar Bejko.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.