Ditën e martë, më datë 06.06.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 37/2021, datë 07.07.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ramazan Avdiu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 381, datë 06.05.2021.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.