Më datë 08.05.2023 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj, e caktuar anëtare në çështjen (JR) nr. 62/2020, datë 22.12.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artur Gaxha kundër vendimit nr. 293, datë 10.09.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së subjektit të rivlerësimit Artur Gaxha për përjashtimin e gjyqtares Natasha Mulaj nga trupi gjykues, kërkesë e cila u pranua unanimisht me vendimin nr. 12, datë 05.05.2023, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Sokol Çomo (kryesues), Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi (anëtarë), trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 62, datë 22.12.2020, ka këtë përbërje:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi