Ditën e enjte, më datë 08.06.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 62/2020, datë 22.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artur Gaxha kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 293, datë 10.09.2020.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështje përbëhet nga:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.