
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 18/2023, datë 09.05.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysen Ajasllari kundër vendimit nr. 630, datë 03.03.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në datën 12.05.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Rezarta Schuetz