Më datë 12.05.2023 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Sokol Çomo, i caktuar gjyqtar i Kolegjit të shqyrtimit paraprak në çështjen (JD) nr. 1/2023, datë 15.02.2023, që i përket kërkuesit Shtjefën Lleshi kundër vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor (ish-KLD), për Procedimin Disiplinor (JD) me Nr. 100, datë 16.07.2014.
Zëvendësimi i gjyqtarit Sokol Çomo është bërë pas kërkesës së gjyqtarit për heqjen dorë nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua unanimisht me vendimin nr. 1, datë 11.05.2023, nga Mbledhja e Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit e përbërë nga gjyqtarët: Albana Shtylla (kryetare), Natasha Mulaj, Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Mimoza Tasi (anëtarë), trupi gjykues i Kolegjit të shqyrtimit paraprak në çështjen (JD) nr. 1/2023, datë 15.02.2023, ka këtë përbërje:
Relatore e çështjes: Albana Shtylla
Gjyqtare: Ina Rama
Gjyqtare: Natasha Mulaj