Sot, më datë 17.05.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar kryesues në çështjen (JR) nr. 38/2021, datë 14.07.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gentiana Xhelili kundër vendimit nr. 369, datë 21.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 38/2021, datë 14.07.2021, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla