Më datë 17.05.2023 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj, e caktuar gjyqtare e Kolegjit të shqyrtimit paraprak në çështjen (JD) nr. 1/2023, datë 15.02.2023, që i përket kërkuesit Shtjefën Lleshi kundër vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor (ish-KLD), për Procedimin Disiplinor (JD) me Nr. 100, datë 16.07.2014.

Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së gjyqtares për heqjen dorë nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua unanimisht me vendimin nr. 2, datë 17.05.2023, nga Mbledhja e Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit e përbërë nga gjyqtarët: Albana Shtylla (kryetare), Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Mimoza Tasi (anëtarë), trupi gjykues i Kolegjit të shqyrtimit paraprak në çështjen (JD) nr. 1/2023, datë 15.02.2023, ka këtë përbërje:

Relatore e çështjes: Albana Shtylla

Gjyqtare: Ina Rama

Gjyqtare: Mimoza Tasi