Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 19/2023, datë 18.05.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 632, datë 08.03.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Laurent Fuçia.

Në datën 25.05.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi