Ditën e mërkurë, më datë 21.06.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 5/2021, datë 21.01.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Albano Çepele kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 317, datë 20.11.2020.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.