Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 21/2023, datë 23.05.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rexhina Merlika kundër vendimit nr. 635, datë 13.03.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në datën 30.05.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi