Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 23/2023, datë 26.05.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 657, datë 28.04.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Periand Teta.
Në datën 30.05.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Mimoza Tasi
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Ina Rama