
Ditën e mërkurë, më datë 05.07.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 24/2021, datë 10.05.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Enrik Haxhiraj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 339, datë 19.01.2021.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.