Sot, më datë 06.06.2023 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 10/2021, datë 02.03.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Silvana Pani kundër vendimit nr. 303, datë 05.10.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 10/2021, datë 02.03.2021, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla