Ditën e enjte, më datë 13.07.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 45/2021, datë 16.08.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Agim Dalipaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 402, datë 17.06.2021.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.