Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.12/2019, datë 22.02.2019 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimi nr.84, datë 27.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Cani.

Sot, në datën 01.03.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relator: Ardian Hajdari

Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo