Ditën e mërkurë, më datë 26.07.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 43/2021, datë 29.07.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gentian Stoja kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 395, datë 08.06.2021.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.