Sot, më datë 21.06.2023 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 13/2021, datë 11.03.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bardhok Lleshi kundër vendimit nr. 336, datë 15.01.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 13/2021, datë 11.03.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Ina Rama, Albana Shtylla, Mimoza Tasi