Më datë 05.07.2023 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 62/2021, datë 01.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rezarta Balliu kundër vendimit nr. 418, datë 09.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr.  62/2021, datë 01.11.2021, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi