Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 45/2021, datë 16.08.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Agim Dalipaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 402, datë 17.06.2021.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 402, datë 17.06.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Agim Dalipaj.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 13.07.2023.