Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 29/2023, datë 12.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sokol Malaj kundër vendimit nr. 659, datë 12.05.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në datën 19.07.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi