Sot, më datë 28.07.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 56/2021, datë 11.10.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Zegjine Sollaku kundër vendimit nr. 416, datë 08.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 56/2021, datë 11.10.2021, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla