Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 26.09.2023, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 9/2021, datë 02.03.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 318, datë 03.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Kujtim Luli.

Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik deklaroi se megjithë provat e paraqitura gjatë procesit gjyqësor në Kolegj, subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë të kundërtën e ankimit për kriterin e vlerësimit të pasurisë. Përfundimisht, Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 318, datë 03.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi konkluzionet e Komisionerit Publik, duke deklaruar se nuk ndodhet në kushtet e deklarimit të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë dhe se të ardhurat e ligjshme janë burimi i krijimit të pasurisë dhe shpenzimeve për shkollimin e fëmijëve. Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit që, bazuar në parimin e objektivitetit dhe të proporcionalitetit, të vendosë lënien në fuqi të vendimit nr. 318, datë 03.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi të tërhiqet për marrjen e vendimit përfundimtar të çështjes, të cilin do ta shpallë më datë 06.10.2023, ora 10:00.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.