Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 43/2023, datë 22.09.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 681, datë 07.07.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Artur Ismajlukaj.

Në datën 27.09.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese:   Rezarta Schuetz

Relatore:      Natasha Mulaj

Anëtarë:       Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi