Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.15/2019, datë 06.03.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alltun Çela kundër vendimit nr.95, datë 08.01.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Alltun Çela.
Sot, në datën 13.03.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj