Sot, më datë 06.10.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 1-20/2019, datë 07.01.2022, që i përket kërkesës së kërkuesit Artan Bajrami për rishikimin e vendimit gjyqësor nr. 11, datë 03.07.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 1-20/2019, datë 07.01.2022, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Ina Rama, Albana Shtylla, Mimoza Tasi