Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 44/2023, datë 05.10.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bardhyl Shehu kundër vendimit nr. 694, datë 10.08.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në datën 11.10.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi