Ditën e martë, më datë 21.11.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 15/2021, datë 31.03.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Alljabeu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 334, datë 14.01.2021.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.