Ditën e martë, më datë 16.04.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.28/2018, datë 05.11.2018 për ankimin që subjekti i rivlerësimit Arben Nela ka bërë kundër vendimit nr.44, datë 23.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore:  Natasha Mulaj
Anëtarë:  Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.