Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 46/2023, datë 18.10.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sami Ujkashi kundër vendimit nr. 692, datë 28.07.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në datën 25.10.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Mimoza Tasi

Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Rezarta Schuetz