Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtarë, shqyrtoi sot, më datë 03.11.2023, ora 10:00, në dhomë këshillimi çështjen që i përket kërkesës së paraqitur nga znj. Rovena Gashi për rishikimin e vendimit nr.12, datë 29.05.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Trupi gjykues vendosi bashkimin në një proces të vetëm të kërkesave të paraqitura nga znj. Rovena Gashi (JR) nr. 10-20/2018, datë 07.04.2021; (JR) nr. 16-20/2018, datë 20.10.2021; (JR) nr. 30-20/2018, datë 06.02.2023; (JR) nr. 58-20/2018, datë 24.04.2023; nr. 204/232 prot., datë 27.10.2023, të cilat kanë të njëjtin objekt, “Rishikimin e vendimit nr. 12, datë 29.05.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”.
Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi për shqyrtimin e kërkesave të mësipërme u caktua për t’u zhvilluar në datën 06.12.2023, ora 10:00.
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.