Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 09.11.2023, ora 10:00, seancën plenare mbi bazë dokumentesh për çështjen (JD) 2/2023, datë 30.03.2023, me ankuese Majlinda Salillari (Mançellari), kundër vendimit nr. 117, datë 17.09.2001, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me subjekt të interesuar Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore në dhomë këshillimi për në datën 15.12.2023, ora 09:30, me qëllim njoftimin personalisht të ankueses Majlinda Salillari (Mançellari) dhe të përfaqësuesve të saj sipas prokurës së posaçme, av. Juljan Hashorva dhe av. Erhart Dedja.

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.