Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 53/2023, datë 09.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 702, datë 27.09.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Agron Bushati.
Në datën 21.11.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi