Ditën e mërkurë, më datë 10.01.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr. 33/2023, datë 20.07.2023 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 671, datë 14.06.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ylli Bashaj.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.