Në datë 30.11.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 72/2021, datë 23.11.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 442 datë 14.09.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Julian Çafka.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 72/2021, datë 23.11.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

Statusi: Përgatitje për gjykim