Ditën e mërkurë, më datë 20.12.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 11/2021, datë 03.03.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Brahim Dragjoshi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 315, datë 16.11.2020.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.