Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) 55/2023, datë 24.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 704, datë 09.10.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elidon Hysenaj.
Në datën 06.12.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Mimoza Tasi
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla